BallinaLajmeLajmet e FunditEdon Cana zyrtarizohet kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit

Edon Cana zyrtarizohet kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec ka vendosur që Edon Cana të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Rahovecit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pas marrjes së këtij vendimi, Cana ka falënderuar strukturat e PDK-së për besimin dhe mbështetjen, duke e cilësuar kandidimin si një përgjegjësi të madhe dhe një thirrje për punë e përkushtim ndaj qytetarëve të Rahovecit, transmeton lajmi.net

“Sot, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec më besoi përgjegjësinë dhe nderin e madh për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit. Ky vendim është më shumë se një kandidaturë, është një thirrje për punë, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë,” ka shkruar Cana në një postim në rrjete sociale.

Ai ka theksuar se beson në fuqinë e njerëzve të Rahovecit, në energjinë e të rinjve dhe në vlerat e çdo lagjeje e fshati.

“Ditëve në vijim, së bashku me ekipin tonë do të paraqesim një program zhvillimor konkret, ndryshe dhe të guximshëm, për një komunë më të zhvilluar dhe më të jetueshme për të gjithë,” shtoi ai.

Cana përmbylli postimin me mesazhin: “Rahoveci meriton ma mirë.” Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz