Edhe një familje bëhet me banesë të re (FOTO)
BILLI

Lexo edheI riu nga Drenasi që gjuajti me zollë politikanin (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ia ka dhuruar sot çelësat e banesës së re familjes Bajrami, e cila deri sor ka jetuar në kushte shumë të vështira.
Kryefamiljari Behar Bajrami është shprehur shumë i lumtur për banesën e re, për të cilën ka kontribuar Blerim Fazliu, si dhe Shoqata “Jetimat Ballkanit” me humanistin Halil Kastrati.
Ndërkaq, kryetari Jashari gjithashtu është shprehur i kënaqur që po arrihet të ndihmohen familjen në nevojë, duke theksuar se nuk ka më mirë se veprat e mira të bëhen sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i Komunës ka falënderuar të gjithë njerëzit vullnetmirë.

Lexo edheI riu nga Drenasi që gjuajti me zollë politikanin (VIDEO)
