Edhe ministri aktual i FSK’së, i akuzuar për keqpërdorime me listat e veteranëve

Në aktakuzën që ka siguruar Koha Ditore e që është nënshkruar nga tashmë ish-prokurori Elez Blakaj, janë akuzuar 12 persona.
Në mesin e personave të akuzuar, figuron edhe emri i ministrit aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, shkruan Periskopi.
Të akuzuar tjerë në këtë aktakuzë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Lexo edheBrigada e mashtruesve: Kështu u shpik një brigadë që s’kishte ekzistuar në luftë
Të gjithë këta, si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “në cilësinë e personave zyrtarë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave të tjerë të përfitojnë kundërligjshëm në vazhdimësi në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori i rastit…
38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.














