back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBrigada e mashtruesve: Kështu u shpik një brigadë që s’kishte ekzistuar në...

Brigada e mashtruesve: Kështu u shpik një brigadë që s’kishte ekzistuar në luftë

Të ngjajshme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016. Por numri i madh i veteranëve mashtrues të UÇK-së ka bërë që kjo brigadë të ‘themelohet’ 16 vite pas përfundimit të luftës. Krejt kjo për nevoja të arsyetimit të luftës së disa veteranëve të UÇK-së që nuk luftuan kurrë.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elez Blakaj, në transkripatat e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Drenicës kishte dalë edhe një brigadë.

“Tek pika e rendit të ditës reagon edhe Nuredin Lustaku , duke thënë se në Zonën operative të Drenicës ka dalë në pah edhe një brigadë ‘Hasan Prishtina’, citohet transkripti në aktakuzën e publikuar nga Koha Ditore.

Konfirmimi se kjo brigadë nuk kishte ekzistuar asnjëherë kishte ardhur edhe nga anëtari tjetër i këtij komisioni, Faik Fazliu daj të cilit po ashtu është ngritur aktakuzë.

“Me gjithë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje me komandantët e asaj brigade, një gjë e tillë nuk ishte arritur e po ashtu Faik Fazliu e konfirmon atë çfarë thotë Nuredin Lushtaku, se kjo brigadë nuk ka ekzistuar fare”, thuhet në aktakuzë.

Në procesverbalet nga mbledhjet e këtij komisioni në aktakuzën e publikuar, theksohet gatishmëria e deputetit të AAK-së Shkumbin Demalijaj për nënshkrimin e listave të fryra të veteranëve duke e pranuar se lista e tillë është mashtrim.

“Shkumbin Demalijaj rikonfirmon se nga takimi i kaluar ka qenë i gatshëm të nënshkruaj deklaratën e cila po kërkohet, duke deklaruar se ka fryrje në numrin e veteranëve dhe se e mbështet punën e Komisionit”, thuhet në aktakuzë.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Të Fundit

Sport

ShowBiz