Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi përmes rrjetit të tij social ka kërkuar lirimin e Sylejman Selimit, raporton Gazeta Blic.
Rexhep Selimi ka thënë se mbështet çdo thirrje për lirimin e Selimit.
“I mbështes edhe thirrjet cilitdo që e don Sylen të lirë dhe të njëjtën thirrje e bëj edhe unë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Selimit pa ndërhyrje:
Sylejman Selimi nuk do te duhej as te akuzohej e as te mbahej ne burg, por sepaku pasi qe u vertetua edhe nga gjykates te EULEX-it se gjyqi ndaj tij dhe “Grupit te Drenices” ishte montim politik, atehere ne ate moment do te duhej te lirohej menjehere duke i kerkuar falje per padrejtesi ndaj tij dhe ndaj te tjereve qe jane denuar me akuza te padrejta. I mbeshtes edhe thirrjet cilitdo qe e don Sylen te lire dhe te njejten thirrje e bej edhe une.
Por, Sylejman Selimi po vazhdon te lendohet edhe sot kur ne emer raportimit medial per lirimin e tij i jane pershkruar akuza per te cilat as nuk eshte akuzuar e as nuk eshte shpallur i fajshem. Sylejman Selimi as nuk eshte denuar per dhunime sic pershkruhet ne disa media por padrejtesisht po mbahet peng i politikes me akuza te padrejta per krime lufte. Prandaj Sylejman Selimi nuk mund te ndihmohet duke e lenduar keshtu nga cilado medie, qofte edhe me pretendimin qellim mire. Prandaj kerkoj nga cilado medie qe t’i referohet sepaku atij vendimi me te cilin eshte denuar dhe te kerkoje falje per pasaktesi.
Ndryshe, Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka mbështetur thirrjet drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, nga i cili është kërkuar lirimi i gjeneral Sylejman Selimit dhe shokëve të tij, duke thënë se Drejtësia e vonuar është padrejtësi.
Kujtojmë se, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.
/GazetaBlic