back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeEdhe këtë e dëgjuam: Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore...

Edhe këtë e dëgjuam: Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për rritjen e çmimit të vajit

Të ngjajshme

Imri Ahmeti: Gratë e Lipjanit, boshti i fitores së 12 tetorit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Mikel Merino i jashtëzakonshëm, mesfushori shënon hat-trik ndaj Turqisë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e pestë në...

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki në “Favorit”: Suedia ka përparësi

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ishte në një lidhje...

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, ka thënë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta të vajit, shkruan Gazeta Metro.

Mjeku dha një përgjigje interesante që edhe është e palogjikshme, kur u pyet se a janë fajtore qeveritë e kaluara për rritjen e tanishme të çmimeve të vajit.

Ai në Klan Kosova, deklaroi se qeveritë e kaluara iu kanë krijuar terren tregtarëve që të abuzojnë me çmimet, por, sipas tij, Qeveria Kurti nuk u nënshtrua si ato në të kaluarën.

“Qeveritë e kaluara kanë faj që për 20 vjet i kanë fryrë rritjes së tregtisë, madje edhe me shtetet armike. Po flasim për fuqizimin e tregtarëve të pandershëm, të cilët kanë arritur këtë pozitë që kanë tash për shkak të nënshtrimit të qeverive të kaluara ndaj tyre. Besoj se edhe arroganca që tregtarët e treguan sot është pikërisht pasi menduan se Qeveria Kurti është po aq e dobët dhe e nënshtrueshme sa qeveritë e kaluara”, tha Mjeku.

Ndërkaq kujtojmë që për një ditë çmimi i vajit në Kosovë është rritur në 3.5 euro, nga 2 euro sa ka qenë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz