E rrahu dhe e kanosi nënën e tij, arrestohet 24-vjeçari në Shtime
dp

Lexo edhePolicia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askush mbi ligjin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Shtime, është arrestuar një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.
Rastin në polici e ka paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Arrestohet një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje në Shtime
Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Lexo edhePolicia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askush mbi ligjin
Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore