back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE papritura ndodh! Vullneti dhe Gresa përplasen ashpër!

E papritura ndodh! Vullneti dhe Gresa përplasen ashpër!

Të ngjajshme

Vullnet Krasniqi, banor i Big Brother VIP Kosova dhe moderator në emisionin “S’je ti që vendos”, ka reaguar ashpër në Facebook për protestën e mbajtur dje në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në statusin e tij, Krasniqi tha se kjo “nuk është protestë” por një “tubim sipërfaqësor”, duke theksuar se pjesëmarrësit erdhën me autobusë, qëndruan 2-3 orë dhe u kthyen në shtëpi “pa e ditur saktë për çfarë po protestonin”. Ai akuzoi organizatorët për mungesë qëllimi dhe uniteti, duke përmendur OVL-në e UÇK-së dhe partitë politike si të fokusuara vetëm tek vetja.

Pas këtij reagimi, në bisedë u përfshi edhe Gresë Gashi – banore e BBVK dhe pjesë e “S’je ti që vendos”. Dyshja, e njohur për miqësinë dhe bashkëpunimin në emision, këtë herë u përplasën publikisht.

Gashi ironizoi protestën duke thënë se “nuk është protestë pa vezë dhe koktej molotovi që fluturojnë në institucione”, ndërsa Krasniqi iu kundërpërgjigj se “as thirrjet UCK, UCK nuk u dëgjuan” dhe se pjesëmarrësit “ishin duke pirë cigare”, duke e cilësuar komentin e saj si “shaka të kota”.

- Advertisement -

Të Fundit