Kosova ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Kosova ka mposhtu Çekinë me rezultat 2-1, shkruan DrenicaPress.
Të parët në epërsi kaluan çekët me golin e Schick në minutënm e 15-të.
Pas vetëm 4 minutave Kosova bararzoi rezultatin në 1-1.
Një kundërsulm nga ana e majtë Rashanit, i cili asistoi për Muriqin i cili i ishte i pandalshëm në këtë takim.
Golin e fitoren Kosova e shënoi në minutën e 66-të. Një harkim nga këndi nga Valon Berisha, u konkretizua më së miri nga futbollisti nga Skenderaj, Mërgim Vojvoda.
Kosova me këtë fitore është e para në grupin A me 8 pikë, 2 më shumë se Anglia që luan sonte ndaj Bullgarisë./DrenicaPress