BallinaLajmeE konfirmon Isa Mustafa: Kam dhënë dorëheqje

E konfirmon Isa Mustafa: Kam dhënë dorëheqje

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK, para mediave ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së.Mustafa ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë shumë i keq për LDK-në, shkruan GazetaBlic.

“Kishim mbledhjen e kryesisë që e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve. Rezultati është shumë i keq për LDK-në, rezultat që ne nuk e kemi pritur fare as nga puna në teren e as nga puna që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti. Qytetarët e thanë fjalën e tyre përmes votës dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri në një periudhë të shpejtë kohore me statut e kemi 60 ditë që ta bëjmë këtë mirëpo unë do ta bëjë më shpejtë këtë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se së shpejti Kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri, dhe se për momentin nuk kanë caktuar ushtrues detyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz