Dyqanet e mbyllura në veri, shpërndahet falas vetëm gazeta serbe
03
Lexo edheVdes një i paraburgosur, akuzohej për keqpërdorim seksual
Në komunat veriore të Kosovës janë mbyllur të gjitha dyqanet në shenjë proteste për kundërshtimin e taksës.
Por pavarësisht kësaj, gazeta “Jedinstvo” po shpërndahet falas nëpër rrugët e këtyre komunave për të informuar qytetarët, njofton Klan Kosova.
Gazeta në gjuhën serbe “Jedinstvo” ka filluar të botohet në Kosovë bashkë me gazetën “Rilindja” në shqip, si dhe gazetën TAN në Turqisht.

Kjo gazetë vazhdon të publikohet në veri të vendit që 20 vjet.
Lexo edheVdes një i paraburgosur, akuzohej për keqpërdorim seksual
Ndryshe, Qeveria e Kosovës hapur pika shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare duke thënë se do t’i mbrojë qytetarët atje nga simulimi i një katastrofe humanitare nga ana e Serbisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj këto veprime i ka quajtur një tjetër përpjekje e dështuar e Serbisë për destabilizim në Kosovë.

