back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja...

Dy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja makabre në Plloqicë

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Në fshatin Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezër në orët e para të ditës së premte.

Klan Kosova ka mësuar detajet e vrasjes së Sh.M., i lindur me 1973 dhe B,M., i lindur me 1984.

Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë.

Ata të dy, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalur jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët.

Që të pestë – dy viktimat dhe tre kushërinjtë – u ishin vënë pas hajdutëve.

Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna.

Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit – njëri prej tyre anëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të plagosurit fillimisht u dërguar në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Për Klan Kosovën ka folur babai i viktimave.

I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyer shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri.

Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, ka thënë shkurt ai.

klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz