back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHistoria e dhimbshme e kësaj gruaje nga Drenica të cilën e vizitoi...

Historia e dhimbshme e kësaj gruaje nga Drenica të cilën e vizitoi kryeparlamentari Veseli për 8 mars

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Për 8 mars, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me gruan e tij, Violetën, kanë vizituar një grua të moshuar në fshatin Kozhicë të Skenderajt, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.

Kryeparlamentari Veseli lokës 92 vjeçare, Raba Behrami, i ka dhuruar dhe një buqetë me lule, kurse në llogarinë e tij në Facebook na ka treguar për historinë e dhimbshme të lokës Rabë.

 

Postimi i kryeparlamentarit Veseli:

 

Për 8 mars, bashkë me Violetën, ishim për vizitë te lokja 92 vjeçare, Raba Behrami, në Kozhicë të Skenderajt.

E mbetur pa përkrahjen e burrit, që i kishte vdekur shumë herët, nënëlokja megjithatë nuk u mposht asnjëherë. I rriti me mund e sakrifica tre fëmijët e saj, duke shpresuar gjithmonë për një të ardhme me të mirë për ta, por tragjeditë përsëri nuk ju ndanë jetës së saj.

Në shkurtin e vitit 1998, në ditët e parë të luftës në Qirez e Likoshan, ia vranë djalin e vetëm, të cilin priste ta martonte në qershorin e atij viti, ndërsa vitin tjetër, kriminelët serbë ia dhunuan e vranë mbesën 20 vjeçare.

Përmes rrëfimit për jetën e saj, flet e gjithë historia e nënave, grave e motrave tona, që krahas padrejtësive ekonomike, bartën mbi supet e tyre edhe vuajtjet nga shtypja e egër politike që ushtrohej mbi burrat e fëmijët e tyre. Flet historia e Kosovës. Ne kurrë nuk do të harrojmë. Ne kurrë s’do të ndalemi që ta bëjmë Kosovën vend me të ardhme të sigurt për fëmijët e saj, për nënat e motrat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz