Dy profesorë në Podujevë bëhen për spital, vetëm se ua mbyllën 1-sha nxënësve!
01

Lexo edheApeli konfirmon pafajësinë e të akuzuarve në rastin “Kleçka”

Gazeta Blic ka marrë vesh se ngjarja ka ndodhur ditën e martë. Nxënësit kanë sulmuar profesorin e gjuhës shqipe M. SH. dhe profesorin J. D. (emra të njohur për redaksinë), të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore, si pasojë e të cilëve kanë marrë tretman mjekësor, raporton gazetablic.com.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Policisë së Kosovës në Podujevë, Bekim Bislimi. Ai ka thënë për Gazetën Blic se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14 e 10 minuta në oborrin e shkollës “Fan Noli” në Podujevë.
“Janë sulmuar dy profesorë nga nxënësit e tyre. Për shkak të këtij sulmi ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, ka thënë Bislimi.

Lexo edheApeli konfirmon pafajësinë e të akuzuarve në rastin “Kleçka”
Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe rasti është duke vazhduar në proredurë të rregullt.