Malet e dy fshatrave të komunës së Skenderajt, Krasaliqit dhe Prellocit gjatë ditës së sotme janë përfshirë nga zjarri, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press merret vesh se zjarri ka filluar rreth orës 12:00 të ditës sotme, ndërkaq ai po vazhdon me intensitet të lartë, ku sipas banorëve të këtyre fshatrave, tashmë zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth 20 hektarë.
Banorë të këtyre fshatrave për portalin Drenica Press thanë se ende nuk kanë ndërhyrë zjarrëfikësit për fikjen e zjarrit, ndërsa të gjendur në situatë të tillë, ata janë vetorganizuar për të fikUr zjarrin, por një gjë deri më tani është e pamundur, ku zjarri po vazhdon të zgjerojë siperfaqen.
Drenica Press ju sjellë video nga vendi i ngjarjes, ku banorët e këtyre fshatrave po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarrin./DRENICA PRESS/

