BallinaLajmeDugolli dorëzon detyrën në Turqi, pritet të emërohet ambasador i Kosovës në...

Dugolli dorëzon detyrën në Turqi, pritet të emërohet ambasador i Kosovës në SHBA

Të ngjajshme

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Ambasadori i Kosovës në Turqi, që mbulonte edhe Jordaninë, Pakistanin dhe Afganistanin, Ilir Dugolli sot ka dorëzuar detyrën pasi pritet të nis punë në Ambasadën në SHBA.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Dugolli ka thënë se për të ka qenë nder të punojë si ambasador në këto vende, përcjell Demokracia.com.

“Sot është dita ime e fundit si ambasador i Kosovës në Turqi, Jordani, Pakistan dhe Afganistan. Ju shpreh mirënjohjen e thellë zyrtarëve, diplomatëve dhe të gjithë atyre me të cilët kam pasur privilegjin të punoj, përfshirë kolegët e mrekullueshëm në ambasadën e RKS. Ishte një nder i madh”, ka shkruar Dugolli.

Ndërkaq, Dugolli pritet që të jetë Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA.

Kjo është konfirmuar ditë më parë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz