back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSportDrita publikon formacionin zyrtar për përballjen ndaj FCSB, kërkon përmbysjen në “Fadil...

Drita publikon formacionin zyrtar për përballjen ndaj FCSB, kërkon përmbysjen në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

FC Drita ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kthyese ndaj skuadrës rumune FCSB (Steaua Bukureshti), e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo sfidë është e vlefshme për gjysmëfinalet e raundit kualifikues të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net

Trajneri i Dritës ka vendosur të startojë me: Maloku, Bejtullai, Ovouka, Krasniqi, Sheji, Broja, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Tusha dhe Manaj.

Pas humbjes 3:2 në ndeshjen e parë në Bukuresht, skuadra nga Gjilani do të kërkojë një përmbysje të madhe për të kaluar më tej në garat evropiane. Me mbështetjen e tifozëve dhe avantazhin e fushës vendase, Drita shpreson të shkruajë historinë në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja pritet të jetë emocionuese dhe me intensitet të lartë, ndërsa ekipi kosovar do të synojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të siguruar një kualifikim të rëndësishëm në Ligën e Evropës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz