HomeRegjionaleDrenasDrenori: Në Drenas mbrëmë kishte një atentat, sonte do të flas për...

Drenori: Në Drenas mbrëmë kishte një atentat, sonte do të flas për çdo gjë

Të ngjajshme

Rodri: Do ta shkëmbeja Topin tim të Artë me..!

Një nga fituresit e Topit të Artë, Rodri ka...

Nis numërimi i votave me postë, VV po prinë me 78%

Ka nisur numërimi i votave me postë nga jashtë...

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...
Xhavit Drenori, i cili kandidoi si i pavarur për kryetar të Drenasit, ka paralajmëruar se sonte për herë të parë do të tregoj për një atentat në tentativë që ndodhi të dielën në Drenas.

Drenori, i cili mori 12 për qind të votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, nuk ka dhënë më shumë detaje, në postimin e tij në Facebook, lidhur me këtë rast.

Ai do të flas në Interaktiv të KTV-së edhe për rezultatin e zgjedhjeve dhe balotazhin.

Xhavit Drenori, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit mbrëmë befasoi shumëkë në Kosovë, por jo edhe qytetarët e Drenasit, pasi që arriti të dalë i treti në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke marrë mbi 12 për qind të votave.

Ai la pas tre kandidatë të partive tjera, duke përfshirë këtu kandidatin e LDK-së dhe atë të AKR-së.

Drenori i vetëm grumbulloi 2519 vota.

Drenori si asamblist i PDK-së nuk pranoi që Ramiz Lladrovci të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar, prandaj zgjodhi që të kandidonte i pavarur, duke e ditur se ka mbështetje të madhe te qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz