Drenica- caku i Alternativës, Ilir Deda në Drenas (Foto)
03

Lexo edhe”Ferronikeli” s’i ka punët mirë! Flet Ramiz Lladrovci

Alternativa për Kosovën duket se ka nis të zgjeroj frontin e saj, duke hedhur hapat drejt formimit të degëve nëpër qytetet e Kosovës, shkruan Drenica Press
Cak i radhës së Alternativës për Kosovën, e themeluar nga Mimoza Kusarit Lila dhe Ilir Dedës, duket se është rajoni i Drenicës.
Për ta jetësuar projektin e tyre në skenën politike kosovare, Ilir Deda mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Drenasit, ku ka zhvilluar takime të ndryshme.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe anëtarë të kryesisë së degës së Nismës në Drenas, si dhe një kandidat për asamble komunale nga po ky subjekt politik.
Lexo edhe”Ferronikeli” s’i ka punët mirë! Flet Ramiz Lladrovci
Rajoni i Drenicës njihet si bastioni kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës. Se a do të arrij Alternativa të rrëmbej eketorat në këtë rajon, mbete të shihet. /Drenica Press/

