E kaluar ju mbetet e përbashkët, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike. Për të përkujtuar jetën dhe veprën e Dr. Hafir Shalës, sot në Drenas u mblodhën përfaqësues të ndryshëm të partive politike, shkruan Drenica Press
I pari i PDK-së, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë fjalimit të tij theksoj se doktor Hafir Shala ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të UÇK-së.
“Janë mijëra qytetarë tanë për fatin e të cilëve Serbia duhet të flas, të tregojë të vërtetën për zhdukjen e tyre dhe të japë llogari. Në mesin e tyre edhe për doktor Hafir Shalën. E vërteta dhe drejtësia kurrë nuk vjetrohen”, tha kryeparlamentari Veseli. /Drenica Press/