Drenas, shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës në familje

Shënohet 25 nëntori, dita ndërkombëtare kundër dhunës në familje
Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër dhunës në familje, në qytetin e Drenasit janë organizuar aktivitete të ndryshme, duke u përmbyllur me tryezën “25 nëntori – dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës në familje” dhe “16 ditët e aktivizimit (25 nëntor deri më 10 dhjetor)”, të organizuara nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, përkatësisht nga Njësiti për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Komitetit për Barazi Gjinore.
Për nder të nëntorit, muajit ndërkombëtar kundër dhunës në familje, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, përkatësisht Njësiti për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Komitetit për Barazi Gjinore kanë organizuar aktivitete të ndryshme në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe nëpër shkolla, me ç’rast kanë shpërndarë fletushka sensibilizuese dhe vetëdijësuese si dhe aktivitetet i kanë përmbyllur me tryezën “25 nëntori – dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës në familje” dhe “16 ditët e aktivizimit (25 nëntor deri më 10 dhjetor)”.
Lexo edhePse u prish opozita në Drenas, flasin asamblistët Xhavit Drenori e Bedri Nika
Në këtë tryezë morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, KNKDNJ, Zahrie Podrimqaku-Subashi, përfaqësues nga Stacioni Policor, nga Gjykata Komunale, nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, nga KFOR LMT dhe OJQ të Drenasit.














