BallinaRegjionaleDrenasDrenas, kryetari Lladrovci në Likoshan, ja çfarë thotë ai për këtë fshat...

Drenas, kryetari Lladrovci në Likoshan, ja çfarë thotë ai për këtë fshat (FOTO)

Të ngjajshme

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Mallorca po lufton për mbijetesë, Vedat Muriqi startues në ndeshjen ndaj Gironas

Ndeshja mes Gironas dhe Mallorcas hap javën e 34-të...

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Kryetari i Komunës së Drenasit,  Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, të shtunën në mbrëmje ka qëndruar në lagjen Zymeri të fshatit Likoshan, ku është takuar me banorët e të gjitha lagjeve të këtij fshati dhe ka marr edhe kërkesat e tyre që janë prioritare, transmeton Drenica Press.

“Ky është fshati më emblematik, me kontributet e jashtëzakonshme në luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Kryetari Lladrovci para banorëve të fshatit Likoshan dhe ka diskutuar me ta për problemet e tyre. Banorët e këtij fshati, prioritet kishin problemet me energji elektrike e cila është e dobët, emërtimin e rrugëve që vlerësuan se nuk janë emëruar disa në pajtim me lagjet, problemet tjera infrastrukturore në rrugë e kanalizim dhe riparimin e shkollës. Kryetari Lladrovci ju tregoi banorëve të fshatit se shumë shpejt do të rregullohet trafoja e re në Drenas dhe problemi i energjisë elektrike në tri fshatrat, Likoshan, Gradicë e Godanc do të zgjidhet dhe se furnizimi i energjisë elektrike për këto tri vendbanime do të angazhohet se nuk do të behët më nga Skenderaj. Ndërsa për emërtimin e rrugëve, ju ka treguar se ato do të behën në konsultim me ta, kurse për projektet infrastrukturore, ju ka siguruar se çështjet e ngritura do të zgjidhen në bashkëpunim me banorët dhe se problemet e tyre do të trajtohen me prioritet.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz