Drenas / Goditi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi
BILLI

Lexo edheArrestohet një person në Drenas, nuk i ktheu 2500 euro!

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë-Gllogoc, dje rreth orës 16:40.
Policia e Kosovës ka thënë se këmbësori nuk i ka shpëtuar plagëve teksa është dërguar për tretman mjekësor në Drenas.
Policia ka raportuar se ngasësi i makinës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Lexo edheArrestohet një person në Drenas, nuk i ktheu 2500 euro!
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./DrenicaPress