Dramë e madhe në ‘Johan Cruyff Arena’ – Tottenham shënon në aksionin e fundit për të kaluar në finale
BILLI

Lexo edheKosovari qëlloi saktë rezultatin e fitores së Liverpoolit, fitoi qindra euro (FOTO)

Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje fal golave si mysafirë.
Ndeshja nisi shumë mirë për Ajaxin që shënuan në minutën e pestë.
Një harkim nga këndi i Lasse Schone shkoi në kokën e De Ligt që shënoi për 1-0.
Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.
Tottenhamu kundërpërgjigj me Heung Min Son, por që nuk arriti të shënojë.
Ajaxi e gjeti goli e dytë në minutën e 35-të. Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Lexo edheKosovari qëlloi saktë rezultatin e fitores së Liverpoolit, fitoi qindra euro (FOTO)
Tottenhami arriti të reagojë menjëherë në pjesën e dytë duke shënaur dy herë.
Ishte Lucas Mouras që shënoi në minutat 55′ dhe 59′.
Ajaxi tentoi të rrezikojë me Ziyech, por dy herë u ndal nga portieri Hugo Loris.
Tottenhami bëri trusni deri në fund dhe kjo iu shpagua.
Lucas Moura arriti të shënojë gol në minutën e pestë shtesë për ta prekur finale.
Feste e madhe e angelzëve që pas 57 vitesh shkojnë në finale./Telegrafi/