Një lexues i Gazetës inFokus ka bërë ‘çmendurinë’, njëjtë sikur Liverpooli ndaj Barcelonës të martën mbrëma.
Ai ka parashikuar saktë rezultatin e kësaj ndeshje, shkruan Gazeta inFokus.
Në një bastore në Itali, ai ka luajtur dy tiketa.
Në të dyja ka parashikuar rezultatin 4 me 0 për Liverpoolin.
Njërën tiketë e luajti me 5 euro, ku fitoi 330 euro, kurse tjetrën e luajti me 4 euro dhe fitoi 264 euro.
Nga dy tiketat në total ai ka fituar plot 594 euro.
Lexuesi i cili ka dërguar këto fotografi në adresë të Gazetës, ka treguar se është fans i flakët i rivalit të përbetuar të Liverpoolit, Manchester Unitedit./Gazeta inFokus/
Këto janë dy tiketat e luajtura nga ai:

