Dr.Desaret Murati: Aftet (ulçerat) e gojës,mjekimi i tyre shtëpiak

Aftet apo ulçerat që shfaqen ne buzë,dhe në mukozën e mbrendshme të gojës,( foto ilustrim),janë të shpeshta në praktikën e përgjithshme mjeksore.
Ato karakterizohen me dhimbje të forta,nganjeherë me temperaturë,dhe diskomfort të përgjithshëm trupor.Janë të vështira për tu mjekuar,sepse etiologjia e tyre deri më sot nuk njihet mirë.
Aftet shfaqen më shpesh tek të rinjtë.Paradoksale është se tymosja e duhanit,ofron mbrojtjen e shfaqjes së tyre.
Faktorët që besohet se luajn rol,në shfaqjen e tyre janë:Stresi Psiqik,Traumat kimike dhe fizike, ndjeshmëria ndaj disa ushqimeve dhe infeksionet.
Infeksionet si Helicobacter pylori,dhe virusi Herpes Simplex janë studiuar,por nuk janë gjetur në të.
Gjithsesi janë të njohur disa viruse si HIV,që në pacientët e prekur,shfaqen afte të mëdha,dhe vështirë,për tu mjekuar.
Mjekimi i tyre është empirik,dhe mjekimi më i mirë rekomandohet:

Lexo edheMe këto dukuri s’guxojmë të hyjmë në Ramazan!
1 Kapsule Tetraciklinë prej 250 mg të tretet në 180 ml ujë,të shpëlahet goja 4 herë në ditë,për 5 ditë.(kujdes,mos të pihet përbërja).
0.5 mg apo 5 ml Dexamethason aplikoni drejtpërdrejt në afte me një pambuk të pastër çdo 12 orë.
Lidokainë 2% apliko drejtpërdrejtë në afte (në rastet e dhimbjeve të mëdha)
Zink suplemente 4 deri 5 herë në ditë.
Vitamin C 500 mg 1 tabletë 4 herë në ditë.
Vitamin B kompleks 1 tabletë 4 herë në ditë.















