Dorëhiqet njeriu që kreu grushtin e shtetit në Sudan
BILLI

Lexo edheErdoğan i përcjell ngushëllime Merkelit për vdekjen e nënës së saj

Kreu i këshillit ushtarak të Sudanit Awad Ibn Auf dha dorëheqje sot nga pas një dite që udhëhoqi grushtin e shtetit kundër Presidentit Omar al-Bashir, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i mbrojtjes dhe njëherit kreu i këshillit ushtarak që zaptuan pushtetin dje dha dorëheqje sot pas presionit të madh nga qytetarët në Khartoum, të cilët e konsiderojnë shumë të afërt me presidentin e rrëzuar.
Ai njoftoi publikun në televizionin shtetëror dhe shpalli si trashëgimtar të tij Gjeneral Lejtnant Abdel Fattah Abdelrahman Burhan.
Lexo edheErdoğan i përcjell ngushëllime Merkelit për vdekjen e nënës së saj
Ibn Auf ishte kreu i inteligjecës ushtarake gjatë konfliktit në Darfur në vitet 2000, SHBA’të i kanë vendosur sanksione më 2007.
Gjenerali Burhan është figurë më e rrespektuar dhe më pak islamist se Ibn Auf./gazetametro.net