back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajme“Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia...

“Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet

Të ngjajshme

“Hera e parë që po e dëgjoj”, kështu përgjigjet Konjufca për këngën e Llalloshit për Kurtin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është pyetur për...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Shëndetësia publike: 1 mijë specialistë do të mbeten pa punë?

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv është profili që...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë.

Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.

“Lajmin e pranuam pas orës 01, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, tha Zejnullahu për T7, transmeton Gazeta Express.

“Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, shtoi ai.

Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, tha Zejnullahu mes dhimbjes së madhe për vdekjen e të vëllait.

Deklarimi i plotë i Zejnullahut për T7:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz