back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDonald Trump nuk di të lexojë?

Donald Trump nuk di të lexojë?

Të ngjajshme

Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si...

Shqipëria publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka publikuar formacionin zyrtar për...

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller,...

Javën që shkoi, një teori ka filluar të qarkullojë nëpër internet duke sugjeruar se Donald Trump mezi mund të lexojë.

Kanali i Youtube “The David Pakman Show”, doli me një rast çuditës duke sugjeruar se Trump ka mundësi që do të dështonte në testet themelore të shkrim-leximit – duke publikuar shembuj ku Trump duket se e ka të vështirë t’i lexojë dokumentet, gjen arsyetime për t’iu shmangur leximit si dhe drejtshkrimi i dobët në statuset e tij në rrjetin social “Twitter”.

E përditshmja amerikane “The New York Times” e ka publikuar një shkrim me titullin “Rrëmujë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nga më i larti tek i fundit”, duke dhënë detaje për gjendjen e dyshuar të rrëmujës së vazhdueshme në NSC.

Megjithatë, e fshehur në mesin e faqeve është një copëz shumë interesante. Shkrimi flet për dallimet mes dokumenteve të politikave të Barack Obamas dhe Donald Trumpit që NSC do t’i publikonte.

Obama parapëlqente dokumentet gjashtë-faqesh.

Por, qëkur Trump mori detyrën zyrtare, The New York Times shkruan:

“Anëtarëve të stafit të Këshillit po u kërkohet që t’i mbajnë dokumentet një-faqesh, me shumë paragrafë dhe harta.”/Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz