Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë
dp

Lexo edheHaziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të

Siç njofton ky institucion, kontrolli është organizuar në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga Kodi Doganor i Republikës së Kosovës.
Dogana thotë se gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare.
“Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore”.

Lexo edheHaziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të
“Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro”, u tha në njoftimin e Doganës së Kosovës.