Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDje u kualifikua në çerekfinale të Evropianit, sot Kosova U-20 do të...

Dje u kualifikua në çerekfinale të Evropianit, sot Kosova U-20 do të përballet me Turqinë

Të ngjajshme

ShBA apelon për shtensionim, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ndaj Damaskut

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se...

Presidenca e konfirmon kërcënimin me jetë ndaj Presidentes Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë...

Shefi i EULEX-it Barbano: Pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje...

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike dje ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26).

Me këtë fitore Kosova U20 në basketboll te meshkujt u kualifikua në çerekfinale të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.

Njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani.

Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 19:2, derisa më pas hungarezët u rikthyen paksa, sidoqoftë, çereku i parë përfundoi 25:17, në të mirë të Kosovës U20.

Edhe periudha e dytë u takoi hungarezëve, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat 41:38.

Kosova e nisi për mrekulli pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku u shkëput në 54:38, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 60:47.

Në periudhën e fundit, u zhvillua dramë, ku pesë minuta nga fundi, Dardanët po fitonin 73:56, por një seri e Hungarisë 0:15 afroi shifrat në 73:71, por në momentet vendimtare Kosova U20 te meshkujt ruajti epërsinë dhe shënoi fitore shumë të madhe ndaj Hungarisë 78:73.

Te Kosova, Erolt Rrahmani kishte 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17, kurse Rron Dahsyla 15.

Fitorja ndaj Hungarisë ishte e treta radhazi për Kosovën, pas Suedisë dhe Shqipërisë.

Kosova sot do të luajë me Turqinë për vendin e parë në Grupin D. Kosova dhe Turqia i kanë nga tri fitore. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit