Të shtëna me armë në një aheng familjar në Shtime, policia konfiskon pistoletën dhe 30 fishekë
dp
Lexo edheTrump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit: Shkatërruam sistemin kundërajror për 15 minuta, ndoshta edhe për pesë
Sipas Policisë së Kosovës, një 30-vjeçar me inicialet A.I. dyshohet se ka shtënë disa herë në ajër me pistoletë gjatë festës familjare, transmeton lajmi.net.
Edhe pse i dyshuari kishte leje të vlefshme për mbajtjen e armës, policia ka ndërhyrë duke e konfiskuar atë.

Lexo edheTrump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit: Shkatërruam sistemin kundërajror për 15 minuta, ndoshta edhe për pesë
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar pistoleta, karikatori, 30 fishekë dhe tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë rast.
Për rastin është vënë në dijeni edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit, 30-vjeçari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore./lajmi.net/