Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAhmeti për djegien e depos në Lipjan: Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha,...

Ahmeti për djegien e depos në Lipjan: Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, janë milionëshe

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është deklaruar në lidhje me djegien e depos në hyrje të Lipjanit.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur është fatkeqësi e madhe dhe se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, shkruan lajmi.net.

‘Janë dëme jashtëzakonisht të mëdha të dy investitorëve, në këtë rast të bizneseve që kanë investu shumë në këto depo. Ka pas edhe mall brenda, depot kanë qenë funksionale. E mira është që nuk ka fatkeqësi në njerëz por dëmi është i jashtëzakonshëm. Unë dua ti falënderoj zjarrfikësit e Lipjanit dhe ato të komunave fqinje të cilët kanë qenë shumë aktiv dhe për shkak të erës që ka fry dhe konstruksioneve të tilla që janë ka qenë e pamundshme për ta shpëtu këto dy depo, këto dy investime. Të shohim tutje për faktorët dhe shkaqet që kanë ardh këto dëme. Por një konstatim është i qartë që dëmet janë milionëshe”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka bërë apel që në këtë kohë të verës të kemi kujdes nga zjarret. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit