Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
dp
Lexo edheProtesta e PD-së para Kryeministrisë, një qytetar thirr “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e sulmojnë
Protesta e sotme është vazhdimësi e disa protestave radhazi të mbajtura pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë filluar ecjen e tyre nga Katedralja qendrore e Prishtinës për të vazhduar më pas nëpër lagjen Pejton e duke arritur para ministrisë së Drejtësisë ku edhe kanë adresuar disa prej kërkesave të tyre.
Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, DonikaGërvalla, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë qenë vetëm disa prej kërkesave të organizatorëve.
Lexo edheProtesta e PD-së para Kryeministrisë, një qytetar thirr “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e sulmojnë
Gjithashtu folësja para ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar shkarkim të gjithë përgjegjësve në Polici, prokurori, gjykatë e Qendër për Punë Sociale në Pejë.