Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka vizituar punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës.
Gjatë vizitës, ai është njoftuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me ecurinë e projektit dhe rëndësinë e tij për komunitetin mysliman në vend, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme turke, Xhamia Qendrore e Prishtinës synon të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet për të akomoduar rreth 14 mijë besimtarë.
Vizita e zëvendësministrit Özel u zhvillua në kuadër të agjendës së tij zyrtare në Kosovë./lajmi.net/