Sulm në Poloni, raportohet për të vdekur e të plagosur
dp

Lexo edhePërplasje në protestën e studentëve në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës – protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në sheshin qendror të Krakovit, në Poloni.
Deri më tani dyshohet se 5 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur, transmeton IndeksOnline.
Autori i sulmit hyri me makinë në shesh dhe filloi të qëllonte ndaj kalimtarëve të rastit. Oficerët e policisë e plagosën dhe e arrestuan atë, pas së cilës ai u dërgua në spital.
Sipas informacioneve më të fundit, mes të plagosurve janë edhe dy oficerë policie.
Lexo edhePërplasje në protestën e studentëve në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës – protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave
Motivet e këtij sulmi nuk dihen, sakaq njësitet policore kanë rrethuar me shirit të gjithë sheshin e qytetit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se përveç fuqisë këmbësore, policia ka mobilizuar edhe helikopterët, që të monitorojnë situatën edhe nga lart.