Djali i Halit Gecit: Ishte vendim i Adem Jasharit, që varrimi i babait të shtyhet për 28 nëntor
BILLI

Lexo edheBiznesmeni që i mbledh paratë në Rrugën e Kombit dhuron 1.5 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Djali, i mësuesit Halit Geci, Lulzim Geci duke folur për vrasjen e babit të tij më 26 nëntor të vitit 1997 nga forcat serbe, ka treguar se ishte Adem Jashari, i cili kërkoi që varrimi të bëhet me 28 nëntor, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Geci ka treguar edhe se udhëheqës të shteti asnjëherë nuk kanë shkuar për vizitë tek vendi i Halit Gecit.
Përjashton, disa vizita të Fatmir Sejdiut në kohën kur ishte më rrezik, ndërsa tani thotë ai nuk kemi të bëjmë më një situatë të njëjtë.
Lexo edheBiznesmeni që i mbledh paratë në Rrugën e Kombit dhuron 1.5 milion euro për të prekurit nga tërmeti
‘Një gjë që mduhet me thonë se po mbren, është fjala për Fatmir Sejdiun i cili ka ardh kur ka qenë koha ma e vështirë, por tash në liri asnjëherë. E as pasardhësit e tij nuk kanë qenë kurrë, në atë vend ku e ka vu gur themelin Adem Jashari, për formimin e nëntorit 3’të. Përjashtim Lëvizja Vetëvendosje, vitin e kaluar’ tha ai.
Ndryshe, Lulzim Geci ka treguar se përveç statusit të dëshmorëve që e gëzojnë, dhe disa dekorata që janë marrë nga organizatat e dala të pasluftës, ndonjëherë nuk janë dekoruar nga ndonjë udhëheqës i shteti./GazetaExpress/