DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan
dp

Lexo edheBëhen bashkë Fitore Pacolli e Sami Lushtaku, nënshkruhet projekti i banimit prej 4.4 milionë euro

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president, duke paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta vendosë vendin në një situatë të vështirë, për shkak të, siç tha ai, “armiqve” që janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan.
Duke folur për situatën në Kosovë, DioGuardi tha se ka ardhur për të dhënë zërin e tij dhe për ta “zgjuar popullin shqiptar”, duke theksuar se nuk është koha për të qëndruar pasivë, pasi sipas tij ka njerëz që janë të gatshëm t’ua marrin atë që kanë arritur.
“Pra, kjo nuk ishte e lehtë. Prandaj, mos e merrni si të mirëqenë. Unë jam këtu me ju për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në Ballkan”, tha ai.

Lexo edheBëhen bashkë Fitore Pacolli e Sami Lushtaku, nënshkruhet projekti i banimit prej 4.4 milionë euro
DioGuardi tha se për këtë arsye është e rëndësishme që ai të jetë në Kosovë dhe të flasë publikisht për këtë çështje.
“Prandaj është e rëndësishme që unë erdha këtu me zërin tim të fuqishëm për ta zgjuar popullin shqiptar. Kjo nuk është koha për të fjetur, sepse ka njerëz që janë të gatshëm t’jua marrin atë që keni. E urrej ta them këtë, por ju mund ta shihni vetë”, tha ai.