Bëhen bashkë Fitore Pacolli e Sami Lushtaku, nënshkruhet projekti i banimit prej 4.4 milionë euro

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka qëndruar sot në Skenderaj.
Pacolli është takuar me të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku ku kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e Programeve të Banimit me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.
Lushtaku tha se ky projekt është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Skenderajt.
Postimi i plotë:
Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet!
Sot nënshkruam Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me zonjën Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Lexo edheKurti: Identifikimi i mbetjeve mortore mund të zgjasë edhe disa muaj
Ky projekt që hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
Do të punojmë fort që edhe Objekti K të bëhet realitet, duke e kompletuar kështu tërësisht kompleksin UÇK dhe duke përmbushur një tjetër zotim ndaj familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës!./Lajmi.net/













