Detajet/ Dy vajza në “Benz”-in që u shkrumbua në Durrës (Video)
Në automjetin tip “Benz” që mori flakë mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, kanë qenë duke udhëtuar dy vajza.
Në drejtimin e tij ishte 27-vjeçarja E. Topollaj, banuese në lagjen nr. 13 Durrës, e cila shoqërohej nga një tjetër vajzë në mjet.
Policia e Durrësit informon se makina ka marrë flakë në ecje rreth orës 08:15, ndërsa dy të rejat kanë shpëtuar pa lëndime.
Ato kanë dalë me shpejtësi nga rruga, duke u përfshirë dhe nga paniku.
Në vendgjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por pa mundur ta shmangin djegien totale.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Lexo edheI dënuar mbi 73 herë – Kush është vëllai i Loredanës që njihet edhe si diler i drogës në Zvicër
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
/portali DurresLajm/














