BallinaLajmeDetaje nga aksidenti ku vdiq një grua, tre të lënduar në gjendje...

Detaje nga aksidenti ku vdiq një grua, tre të lënduar në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Fatal ka qenë një aksident me makinë për një grua. Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Derisa ka qenë duke drejtuar makinën e saj, Shkoda Fabia, një grua ka shkaktuar vetëaksident në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, në orën 21:42. Me të, në veturë kanë qenë edhe dy fëmijë të gjinisë mashkullore dhe një femër tjetër.

Lajmin e ka bërë me dije sot, Policia e Kosovës.

“Raportohet se e dyshuara femër shqiptare gjersa ka qenë duke drejtuar veturën Shkoda Fabia, për shkaqe të panjohura është vetë aksidentuar. Drejtuesja dhe tre pasagjer; dy fëmijë meshkuj shqiptar dhe një femër shqiptare kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK. Si pasoj e lëndimeve viktima femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz