Deputeti marton vajzën, urimi special dhe fotot nga ceremonia
BILLI

Lexo edheAksidenti në Gramsh, arrestohet në spital shoferi, drejtonte mjetin duke folur në telefon

Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka martuar vajzën ditën e sotme. Ai ka publikuar foto nga ceremonia në rrjetet sociale duke shkruar edhe një urim. Qefalia shkruan se sot i ka dhënë të njëjtin emocion si ditën e parë kur erdhi në jetë.
“Kush ka vajza botën ka”! Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME! Ti ishe gëzimi i parë i familjes! Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Lexo edheAksidenti në Gramsh, arrestohet në spital shoferi, drejtonte mjetin duke folur në telefon
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën! Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin! Qofshi të lumtur bija e babit!”, shkruan ai.