BallinaSportDeputeti kosovar hapë palestrën më të veçantë në Kosovë, është punuar me...

Deputeti kosovar hapë palestrën më të veçantë në Kosovë, është punuar me arkitekturë gjermane

Të ngjajshme

Në fshatin Orrobërd të Istogut, shumë afër Banjës së Pejës, është hapur mbrëmë palestra më e veçantë në Kosovë.

“Dresha” është emri i palestrës e punuar në një stil krejt ndryshe me arkitekturë gjermane. Invesutes është deputeti kosovar, Gani Dreshaj.

Merrnin pjesë në këtë hapje edhe figura të politikës e të sportit në Kosovë, si: kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi e sekretari Eroll Salihu.

Me rastin e hapjes së palestrës është mbajtur një turnir në futsall, ku fituese doli skuadra “Alfa I”, e cila në përbërje kishte yjet e futsallit vendës me në krye Ramadan Alajn.

“Faleminderit të gjithëve që ishit dje në përurimin e palestres sime dhe tuajes “Dresha”.

I lumtur dhe mirënjohës që në këtë ditë të veçantë për mua të kisha pranë kryeministrin Haradinaj, kryetarin Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu, deputetë, sportistë, miq e familjarë.

Falënderim për të gjithë djelmoshat që ishin pjesë e turnirit ku treguan lojë fer e korrekte.

I nderuar për pjesëmarrjen në turnir të yjeve futsallit vendës.

I lumtur pa masë për praninë e legjendarëve të futbollit e basketbollit kosovar, të cilët ndër vite kanë qenë frymëzim për ne.

Krenarë që këtë rrugë të nisur dje do e ndajmë së bashku gjithmonë.

Gjithmonë me ju dhe për ju” shkruan në Facebook investitori i palestrës, Gani Dreshaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz