Ekskluzive: Ky është klubi kosovar që ofron banesë si kontratë për futbollistët
BILLI

Lexo edheLushtaku: Drenica nuk rrezikon rënien, do të mbetet në Superligë

Në futbollin kosovar klubet në përgjithësi përdorin një taktikë interesante për t’i transferuar futbollistët, veçanërisht ata që vlerësohen si futbollistët më të mirë, të cilët fillimisht kërkojnë një shumë të majme të parave në dorë plus rrogë mujore.
Kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi i ka ofruar një marrëveshje interesante futbollistëve për t’i bindur që ta veshin fanellën e skuadrës nga Suhareka.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy futbollistë kanë pranuar që të vend të parave kesh për transferim të marrin banesë në rrethinë të Prishtinës.

Lexo edheLushtaku: Drenica nuk rrezikon rënien, do të mbetet në Superligë
Përveç banesës futbollistët paguhen edhe me rrogë, derisa kontrata është dy vjeçare.
Ndryshe, presidenti i Ballkanit Arsim Thaçi është menaxher i kompanisë së ndertimit ‘Cima Construction’. /Indeksonline/