Deputeti i njohur nga Drenica po krijon parti të re politike
BILLI

Lexo edheEdhe një tjetër maturante e bukur, kësaj radhe nga Drenasi (FOTO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka vendosur të krijojë një parti të re politike.
Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se këtë parti do ta bëjë me të gjithë ata njerëz që mendojnë “përafërt” sikur ai.
“Kam pasur një turne nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe në Evropë, e në Amerikë e në Kanada”, ka treguar ai.
“Jam konsultuar me mërgimtarët deri në Australi, dhe me qytetarë në krejt Kosovën”, ka thënë Zeka.

Lexo edheEdhe një tjetër maturante e bukur, kësaj radhe nga Drenasi (FOTO)
“Shumica dërmuese më kanë thënë që ti, me shokët e tu, duhet të dalësh me një forcë të re politike”, është shprehur ai.
“Ky është vendimi jonë. Do të dalim me një forcë të re politikë”, ka thënë Zeka në T7. /Express/