back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeDëmtohet Xhamia e Namazgjahut, reagon kryetari i Prizrenit

Dëmtohet Xhamia e Namazgjahut, reagon kryetari i Prizrenit

Të ngjajshme

Rozana Radi befason me deklaratën e saj: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë...

Merz, Kosovës dhe Serbisë: Intensifikoni dialogun për normalizim, e keni mbështetjen time

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës...

Lladrovci mbledh partinë: Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,...

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar për dëmtimet në Xhaminë e Namazgjahut në Prizren.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët.

“Dëmitmi i pronës publike është vandalizëm dhe i sanksionuar me ligj, ndërsa dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore është vepër penale. Sipas ligjeve në fuqi, dënimi për këto vepra mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.

Dëmtimet e shkaktuara në xhaminë e hapur të Namazgjahut janë akte kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm dhe qyqar.

Ftoj Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara.

Objektet e trashëgimisë kulturore janë pasuri e përbashkët që e dallojnë Prizrenin si qytet historik dhe për to duhet të kujdesemi sikurse që kujdesemi për shtëpinë tonë”, ka shkruar në Facebook, Haskuka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz