Ky është momenti dramatik kur një dem i tërbuar kapërcen rrethojën mbrojtëse. Ai iu vërsulet masës së qytetarëve, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër “spektaklin” me dema.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime serioze dhe gjendja e tij është kritike. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Vidreres në verilindje të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Në total janë lënduar 19 persona, e për ta ndaluar “kasaphanën” demi është qëlluar ne armë zjarri nga policia spanjolle.