Deliu-Kodra për procesin në Kuvend: Vujoviq po, Çitaku jo, kjo ishte vetëm spektakël politik
dp

Lexo edheMurati pasi e votuan nënkryetaren e Listës Serbe: Gjykata Kushtetuese ka thënë se s’duhet të ketë kandidat tjetër

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka akuzuar gjithashtu Vetëvendosjen se, sipas saj, në koordinim me Listën Serbe, ka zhvilluar një proces votimi të cilin e ka cilësuar si “spektakël politik”.
“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik”, ka deklaruar ajo.

Lexo edheMurati pasi e votuan nënkryetaren e Listës Serbe: Gjykata Kushtetuese ka thënë se s’duhet të ketë kandidat tjetër
Deliu ka paralajmëruar se zhvillimet e radhës do të jenë pas 16 shtatorit, si dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.