back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDeficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes...

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

Të ngjajshme

“The Pitt”: Drama mjekësore që po pushton televizionin

Seriali i ri mjekësor The Pitt është kthyer në...

Ilaç i ri kundër rënies së flokëve

Mijëra të rritur që vuajnë nga rënie e rëndë...

Gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë me deficit, pra shumëfish më shumë kemi blerë mallra sesa që kemi prodhuar dhe shitur në vendet tjera.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se diferenca negative në favor të importit është pothuajse 470 milionë euro.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2025 kishte vlerën 87,7 milion Euro, ndërsa importi 557,6 milion Euro.

Eksporti ka shënuar rënie për 9,5%, ndërsa edhe importi është ulur për 1,6%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti e mbulon importin vetëm me 15.7%, pra gati 85% është diferenca negative e raportit eksport-import.

Metalet bazë e përbëjnë mbi 20% të eksportit, ndërkaq tek importi makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike e përbëjnë mbi 13% të sasisë.

Mbi 30% e eksportit shkon në Bashkimin Europian, e po ashtu mbi 43% të importit gjatë nëntorit erdhi nga 27 vendet anëtare të Unionit Europian.

Oda Ekonomike e Kosovës e ka pritur me shqetësin këtë raport duke vlerësuar se është pasqyrues i qartë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet ekonomia dhe prodhuesit vendor.

“Në qoftë se i shohim të dhënat  e 11 mujorshit të vitit të kaluar me 11 mujorshin të këtij vitit shohim se importi po rritet, ndërsa eksporti ka ra dhe psh. mbulueshmëria është vetëëm 13%, e deficitit tregtar kurse në vlera e kemi mbi 5 miliardë deficitin tani që nuk e mbulojmë me eksportin”, ka deklaruar Lulzim Rafuna – Kryetar i Odës Ekonomike.

Sipas kryetarit të Odës Ekonmike përkundër parashikimeve shumë optimiste nga institucionet vendore mesatarja reale e rritjes ekonomike për këto 11 muaj është rreth 3.4%.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së, inflacioni për muajin nëntor ka arritur në 5.3%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz