Daut Haradinaj: Edi Rama mund të flas në emër të Kosovës, po flasin të gjithë
01

Lexo edheMinistria e Drejtësisë konfirmon suspendimin e zyrtarëve të burgjeve, ja emrat

Ai ka thënë se po flasin liderët serb, e pse të mos flasin liderët shqiptarë.
Sipas tij Kosova ka dhënë miliona euro për lobim, pse nuk duhet të ta ndihmojnë Kosovën.
“Roli i Shqipërisë është tepër i rëndësishëm. Në anëtarësime në organizata, në UEFA ka qenë roli i rëndësishëm. Ne duhet ta shfrytëzojmë mundësin që përmes Shqipërisë ta qojmë agjendën përpara”, ka thënë Haradinaj në rtv dukagjini.
Ai ka thënë se Edi Rama nuk e ka penguar kur ka folur në emër të Kosovës në Beograd. “Mua nuk më ka penguar dhe 90 për qind të shqiptarëve nuk besoj që i ka penguar”, transmeton lajmi.net.

Lexo edheMinistria e Drejtësisë konfirmon suspendimin e zyrtarëve të burgjeve, ja emrat
Haradinaj është pyetur edhe për deklaratën e Enver Hoxhaj, ku kritikojë Edi Ramën për deklaratën e tij në Beograd ku foli në emër të Kosovës.
“Ministri i Jashtëm është një diplomat i mirë i zoti, por në këtë rast është ngut pak. Nuk e di qysh ndjehet sot ministri, por unë mendoj që duhet me i bashkërendu aktivitetet me Shqipërinë”.